Roberto Firmino është rikthyer nga lëndimi, ka njoftuar faqja zyrtare e Liverpoolit të premten.
Sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në Premier Legue ndaj Tottenhamit.
Firmino u lëndua më 16 prill në fitoren ndaj Manchester Cityt në Kupën FA duke munguar për disa ndeshje.
Stafi mjekësor i klubit anglez ka bërë të ditur se lojtari është stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve dhe do të jetë i gatshëm për takimin e së shtunës.
Trajneri Juergen Klopp do të mund të llogarit në sulmuesi për ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij sezoni.