Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino do të mbetet te Liverpooli

Foto: Reuters

Roberto Firmino do të mbetet pjesë e Liverpoolit. Sulmuesi brazilian është në vitin e fundit të kontratës dhe do të nisë bisedimet për vazhdimin e saj.

“Liverpool Echo” ka bërë të ditur se trajneri Jurgen Klopp llogarit në shërbimet e brazilianit dhe e konsideron si të rëndësishëm Firminon.

30-vjeçari sezonin e shkuar nuk ka pasur minutazh të mjaftueshme duke nxitur spekulime se mund të shitet këtë verë.

Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015.

Artikuj të ngjashëm