Klubi i Arsenalit ka konfirmuar se Unai Emery do të jetë pasardhës i Arsene Wengerit në postin e menaxherit.
Spanjolli i bashkohet klubit londinez pas dy vjetësh karrierë me Paris Saint-Germainin.Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
46-vjeçari më parë ka drejtuar Sevillan për tri sezone, duke i prirë ekipit që të fitojë tre herë me radhë Ligën e Evropës.