Arsenali pritet të emërojë Unai Emeryn si trajner të ri.
Asistenti i Pep Guardiolas, Mikel Arteta, ishte favorit për këtë post deri tani, por sipas BBC, Emery është zgjedhja përfundimtare e klubit anglez.
46-vjeçari spanjoll u largua nga PSG këtë sezon pasi fitoi titullin e Ligue 1 dhe katër kupa në dy sezone. Më herët ai kishte udhëhequr Sevillën drejt tre triumfeve në Ligën e Evropës.
Zyrtarizimi i pasuesit të Arsene Wengerit pritet të bëhet këtë javë.
Artikuj të ngjashëm