Unai Emery është trajner i ri i Aston Villas. Këtë e ka konfirmuar të hënën mbrëma klubi i Premier Leagues.
“Unai vjen nga Villarreali, të cilën skuadër e ka drejtuar drejt suksesit në Ligën e Evropës, duke e mposhtur Manchester Unitedin në finalen e vitit 2021 dhe po ashtu drejt gjysmëfinales në Championsit edicionin e kaluar. Bëhet fjal për top-trajner me përvojë të gjatë që ka mbi 900 ndeshje të drejtuara. Ai po ashtu më herët ka drejtuar Arsenalin, duke e dërguar deri në finale të Ligës së Evropës. Emery po ashtu ka suksese të mëdha te Sevilla dhe PSG-ja. Në Sevilla fitoi tre tituj rresht në Ligën e Evropës para se të fitonte titullin në Ligue 1 me Parisin dhe dy Kupa të Francës”, ka njoftuar Aston Villa.
Kjo skuadër javën e kaluar u nda me Steven Gerrardin. Unai Emery do të zyrtarizohet më 1 nëntor, pasi leja e punës të formalizohet.