Unai Emery ka katër trofe të Ligës së Evropës. Tri herë rresht e fitoi me Sevillan dhe një herë me Villarrealin. Tani e kërkon trofeun e pestë të garës së dytë më të rëndësishme të UEFA-s.
Tekniku spanjoll është në rrugë të mirë me Aston Villan pasi avancoi në çerekfinale të garës. Të enjten mbrëma në “Villa Park”, e fitoi edhe ndeshjen kthyese në shtëpi 2:0 dhe e eliminoi Lillen francez me rezultatin e përgjithshëm 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohn McGinn shënoi për 1:0 në minutën e 54-t, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Leon Bailey, katër minuta para fundit.
Aston Villa në çerekfinale luan me fituesen e ndeshjes Roma – Bologna.
Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Evropës luhen më 8 e 9 prill, kurse ato kthyese më 16 prill.