Futboll

Emery tregon arsyen pse nuk ia dha dorën Artetas pas humbjes

Unai Emery

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, nuk e respektoi traditën për t’ia dhënë dorën pas humbjes 4:1 të martën mbrëma trajnerit të Arsenalit, Mikel Artetas.

Me humbje, Emery dhe Aston Villa e ndërprenë ecurinë e 11 fitoreve të njëpasnjëshme.

Emery pas ndeshjes me vrap hyri në dhomat e zhveshjes, ndërsa Arteta e priste atë.

“Pas ndeshjeve, rutina ime është e shpejtë, jap dorën dhe shkoj te ndihmësit, lojtarët, apo shkoj drejt në dhomat e zhveshjes”, u tha Emery gazetarëve kur u pyet për këtë çështje.

“Dhe unë prita e prita. Natyrisht, ai ishte i lumtur me ndihmësit e tij, kurse unë vendosa të hyjë brenda. Për mua nuk është problem”, shtoi Emery, i cili i kaloi 18 muaj tek Arsenali, para se të shkarkohej në nëntor të vitit 2019.

Arteta nuk ka mbetur i zemëruar me këtë veprim të Emeryt.

“Jo, gjithçka është në rregull. Është pjesë e lojës dhe nuk ka asnjë problem”.

Villa mbeti në vendin e tretë, me gjashtë pikë më pak se Arsenali lider. Ndeshjen e radhës e ka ndaj Nottingham Forestit, të dielën.