Unai Emery pritet të jetë trajneri i ri i Newcastle Unitedit. Mediat angleze kanë bërë të ditur të martën se trajneri spanjoll ka pranuar ta marrë drejtimin e klubit dhe zyrtarizimi i tij është çështje ditësh.
Madje, thuhet se drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje personale me Emeryn.
Newcastle do t’ia paguajë rreth shtatë milionë euro dëmshpërblim Villarealit për Emeryn, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2023.
49-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.
Emery në Premier League ka udhëhequr skuadrën e Arsenalit, derisa ka qenë trajner edhe i Paris Saint-Germainit, Sevillas, Spartak Moskës, Valencias dhe Almerias.
Artikuj të ngjashëm