Trajneri i Villarrealit, Unai Emery është favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e ekipit nga Premier League, Newcastle Unitedit.
Raportohet se Emery është nën presion të madh te skuadra spanjolle për shkak të startit të dobët në La Liga dhe është i gatshëm të pranojë ofertën e Newcastlet.
Skuadra angleze ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit të përhershëm dhe Emery po duket si njeriu i duhur. Spanjolli 49-vjeçar prej vitit të shkuar është në krye të Villarrealit, ndërsa ka punuar edhe te Arsenali, Paris Saint-Germaini, Sevilla, Spartaku i Moskës, Valencia e Almeria.
Emery ka kontratë me Villarrealin deri në verën e vitit 2023.
Artikuj të ngjashëm