Zuerichu e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Zvicrës në futboll. Të dielën, Zuerichu fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Yverdonit. Vetëm Lindrit Kamberi startoi te Zuerichu. Bledian Krasniqi e Donis Avdijaj u aktivizuan në minutën e 69-të.
Mirlind Kryeziu e Selmin Hoxha qëndruan në stol, ndërsa Fidan Aliti nuk ishte fare i grumbulluar. Lirik Vishi luajti prej minutës së 77-të për Yverdonin.
Fitore të dielën shënoi edhe kampioni në fuqi, Young Boysi. Young Boysi fitoi 2:1 ndaj Lausannes. Kastriot Imeri luajti prej minutës së 68-të për Young Boysin. Donat Rrudhani qëndroi në stol.