Zueichu e ka fituar derbin e javës së 26-të të Superligës së Zvicrës. Të dielën mposhti kampionin e Zvicrës, Young Boysin me rezultatin 1:0.
Golin e fitores e shënoi në minutën e parë, Ifeanyi Matthew. Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kamberi luajtën deri në fund të takimit, kurse Bledian Krasniqi lëshoi fushën në minutën e 90-të.
Zuerichu është forcuar në vendin e tretë me 42 pikë, kurse Young Boysi mbetet në vendin e parë me 51 pikë.
Ndërkohë ndeshje ne kompletoi edhe Granit Lekaj. Ai luajti për Winterthurin deri në fundin e ndeshjes të cilën e fitoi 2:1 ndaj Yverdonit.
Artikuj të ngjashëm