Mesfushori i Zuerichut, Bledian Krasniqi ka shënuar gol ndaj kampionit të Zvicrës, Young Boysit.
Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën i ka takuar javës së 33-të të Superligës së Zvicrës. Krasniqi shënoi nga penalltia në minutën e 29-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-të.
Lindrit Kamberi dhe Fidan Aliti u paraqiten në mbrojtjen e Zuerichut, kurse Selmin Hoxha mbeti në stol.
Te kampioni i Zvicrës, Young Boysi deri në minutnë e 63-të luajti Donat Rrudhani. Po në minutën e 63-të në fushë u inkuadrua Kastriot Imeri. Zuerichu ka fituar 38 pikë nga 33 ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
14 maj 2023 18:14
-
Shpërndaje në: