Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi shënon gol në fitoren e Zuerichut ndaj kampionit

Një ditë pasi vazhdoi kontratën, mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar gol të rëndësishëm për Zuerichun zviceran.

Zuerichu të shtunën fitoi derbin ndaj kampionit, Young Boysit, me rezultatin 3:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 15-të të elitës helvetike.

Krasniqi në lojë hyri në minutën e 83-të, ndërsa shënoi për 3:1 në minutën e dhjetë shtesë.

Te Zuerichu ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Lindrit Kamberi.

Donat Rrudhani luajti prej minutës së 88-të për Young Boysin.

Edhe Krasniqi asiston por Zurichu mposhtet Futboll Krasniqi asiston por Zurichu mposhtet

Me fitore, Zuerichu u bë lider i Superligës së Zvicrës me 30 pikë. Young Boysi është i dyti me 28 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Mbrojtësi Denis Simani ka shënuar një gol për Luzernin që fitoi 3:1 ndaj Winterthurit.