Mbrojtësi Lindrit Kamberi ka kontribuuar me gol në fitoren bindëse të Zuerichut.
Zuerichu të dielën fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Luganos. Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e 14-të të elitës zvicerane.
Kamberi shënoi për 2:0 në minutën e 33-të.
Si zëvendësues te Zuerichu luajti Bledian Krasniqi, që u aktivizua fare në fund.
Te Lugano startuan Albion Hajdari dhe Uran Bislimi.
Zuerichu është i dyti me 27 pikë. Lugano renditet e shtata me 16 pikë.