Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zinchenko i hapur të largohet nga City

Oleksandr Zinchenko është i hapur të largohet nga Manchester Cityt gjatë verës, raporton “90 min”.

Futbollisti i Ukrainës është në kërkim të një klubi ku mund të ketë më shumë hapësirë si mesfushor. 25-vjeçari është i kënaqur në Manchester City, por ai po mendon mundësitë e tij sepse klubi nuk mund t’i jap atij minuta të rregullta në mesfushë.

Ai te City ka luajtur si futbollist i krahut, kryesisht i mbrojtjes. Zinchenko iu bashkua Cityt në vitin 2017, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.