Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man City dhe Arsenali merren vesh për Zinchenkon

Oleksandr Zinchenko mund të prezantohet tek Arsenali në fillim të javës së ardhshme.

Mediat në Angli shkruajnë se Manchester City dhe Arsenali janë pajtuar për transferimin e ukrainasit.

Mbrojtësi i krahut të majtë do ti kushtojë Arsenalit rreth 30 milionë euro.

Tani drejtuesit e klubit nga Londra janë duke negociuar me lojtarin për kushtet personale.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e sheh si jetike transferimin e Zinchenkos, pasi ai mund të luajë edhe si mesfushor defanziv.