Mbrojtësi i Manchester Cityt, Oleksandr Zincheko, i është bashkuar edhe zyrtarisht Arsenalit të premten.
Zinchenko ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Topçinjtë, të cilët paguan 30 milionë për shërbimet e tij.
25-vjeçari, që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe si mesfushor, bëri 128 paraqitje për Manchester Cityn që nga transferimi i tij në vitin 2016.
Zinchenko bëhet transferimi i pestë i Arsenalit në këtë afat kalimtar pas Gabriel Jesusit, Marquinhosit, Matt Turnerit dhe Fabio Vieiras.