Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali siguron Zinchenkon

Skuadra e Arsenalit ka siguruar shërbimet e Oleksandr Zinchenkos, pasi Manchester City ka pranuar ofertën e klubit nga Londra për mbrojtësin ukrainas. “Goal” ka njoftuar, të martën, se për transferimin e Zinchenkos, i cili do të zyrtarizohet së shpejti, Arsenali do të paguajë 35 milionë euro, plus bonuset.

Po ashtu, edhe Zinchenko është pajtuar me kushtet e ofruara nga Arsenali, ekip me të cilin do të firmosë kontratë katërvjeçare.

25-vjeçari gjatë këtyre ditëve do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore para se ta kompletojë transferimin e tij tek Arsenali. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016 dhe kishte kontratë deri në vitin 2024.