Oleskander Zinchenko pritet të transferohet tek Arsenali. “Daily Mail” ka bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të majtë do të shitet gjatë kësaj vere nga Manchester City pasi trajneri Pep Guardiola nuk llogarit në shërbimet e tij.
Reprezentuesi ukrainas edicionin e kaluar bëri vetëm 15 paraqitje në Premier League.
City për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 35 milionë euro, shumë kjo që pritet të paguhet nga “Topçinjtë”.
Trajneri Mikel Arteta po e sheh ukrainasin si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes për sezonin e ri.