Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajaxi kompleton transferimin e Zinchenkos

Oleksandr Zinchenko

Oleksandr Zinchenko i është bashkuar Ajaxit, pas shkëputjes së kontratës që e pati në formë huazimi deri në fund të sezonit me Nottingham Forestin.

Zinchenko ishte futbollist i Arsenalit por i huazuar te Nottinghami, megjithatë, kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukrainasi 29-vjeçar, i cili iu bashkua Arsenalit nga Manchester City në vitin 2022, luajti 91 ndeshje në të gjitha garat gjatë tri edicioneve me “topçinjtë”.

Arsenali e ka falënderuar Zinchenkon për kontributin dhe i ka uruar më të mirën në kapitullin e ri në karrierë.