Futboll

Madueke prezantohet tek Arsenali

Noni Madueke

Noni Madueke edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Arsenalit.

Arsenali të premten ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Madueke nga Chelsea.

23-vjeçari Madueke me Arsenalin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

Arsenai ka paguar 55 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Maduekes.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i lumtur me transferimin e anglezit Madueke.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur që e mirëpresim Noni Madueken. Ardhja e tij do ta përmirësojë vërtet skuadrën tonë, jemi të gjithë të emocionuar që e kemi këtu. Madueke e njeh shumë mirë Premier League”, ka thënë Arteta.

Edhe drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, ka folur pas transferimit të sulmuesit të krahut.

“Noni është një lojtar dinamik, i gjithanshëm në pozicionin e sulmuesit anësor me aftësi të forta teknike, i cili do ta forcojë ndjeshëm skuadrën tonë. Noni tashmë ka përvojë të vlefshme në nivelin më të lartë dhe ne e dimë se ai do të ketë një ndikim të madh tek Arsenali. Së bashku me të gjithë në klub, ne e mirëpresim ngrohtësisht Nonin tek Arsenali”, u shpreh Berta.