Futboll

Arsenali liron 20 futbollistë

Arsenali

Jorginho dhe Kieran Tierney do të largohen nga Arsenali pasi t’u skadojë kontrata më 30 qershor, ka njoftuar skuadra londineze të mërkurën.

Arsenali po ashtu bëri të ditur se përveç këtyre dy futbollistëve, do të lirohen edhe 18 futbollistë të tjerë.

Mesfushori italian, Jorginho, që pritet të zyrtarizohet te Flamengo, iu bashkua “revolveristëve” nga Chelsea në janar të vitit 2023 dhe luajti në 79 ndeshje.

Ndërkohë, skocezi Tierney u transferua nga Celticu para gjashtë vjetësh.

Mbrojtësi i krahut luajti në 170 ndeshje para se t’i bashkohej Real Sociedadit në formë huazimi në edicionin 2023-24.

Pasi u kthye në “Emirates”, Tierney luajti në vetëm 13 ndeshje në Premier League.

Ai pritet të kthehet te klubi skocez, Celtic.

Arsenali po ashtu bëri të ditur se bisedimet janë duke vazhduar për kontratën e re të Thomas Parteyt.

Ndërkohë, Raheem Sterling do të kthehet te Chelsea. Sterling e ka realizuar vetëm një gol në 28 ndeshje me Arsenalin.

Këtu përfshihen edhe futbollistë nën 21 dhe 18-vjeç si dhe nga skuadra e femrave.