Futboll

Sterlingu mund të përfundojë te Fulhami

sterlingu

Raheem Sterling

Fulhami dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut që aktualisht është lojtar i Chelseat, Raheem Sterling. 

“Daily Telegraph” ka bërë të ditur se Sterling pëlqehet shumë nga skuadra e Fulhamit, që ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e 30-vjeçarit. 

Sterling karrierë ka bërë te Liverpooli, Manchester City e Arsenali dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më me përvojë në Angli. 

Me “Tre Luanët” ka 82 ndeshje e 20 gola të shënuar. 

Sterling në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Arsenali dhe pati 28 paraqitje, një gol të shënuar e pesë asistime.