Ish-ylli i Anglisë, Raheem Sterling, është arrestuar me dyshimin se ka drejtuar veturën nën ndikimin e drogës. The Sun ka shkruar të premten mbrëma se Sterling është arrestuar pasi përplasi veturën e tij, Lamborghini, në autostradë, në nëntë të mëngjesit të enjten.
Sterling, aktualisht te Feyenoordi në Holandë, u lirua me kusht në pritje të hetimeve.
Ish-ylli i Premier Leagues u përplas në barrierat e autostradës, në Angli.
Mbi Sterlingun rëndojnë disa akuza.
Sterling ka luajtur për Liverpoolin, Manchester Cityn e Chelsean.
Për Anglinë i ka 82 ndeshje e 20 gola.