Futboll

Sulmuesi i njohur anglez mund të përfundojë në Turqi

Raheem Sterling

Sulmuesi i njohur anglez, Raheem Sterling, karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit turk. 
“TransferFeed” ka shkruar të premten se Trabzonspori ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat. 

Trabzonspori tashmë ka filluar negociatat për transferimin e Sterlingut. 

Sipas faqes “Transfermakt”, kartoni i sulmuesit të krahut të djathë vlerësohet dhjetë milionë euro. 
Për Reprezentuesin e Anglisë kanë shprehur interesim edhe disa skuadra tjera si Fulham, Crystal Palace dhe Juventus. 

30-vjeçari me klubin londinez ka kontratë edhe dy vjet. Chelseat iu bashkua në vitin 2022 nga Manchester City për 56 milionë euro. Edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Arsenali. 
Me Përfaqësuesen e Anglisë ka 20 gola të realizuar në 82 ndeshjet e zhvilluara.