Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zinchenko me kontratë të re te City

Mbrojtësi i krahut të majtë, Oleksandr Zinchenko, do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Manchester Cityt.

Zinchenko në parim ka arritur marrëveshje për ta vazhduar qëndrimin në “Eithad Stadium”.

Me kontratën e re, që pritet të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji, Zinchenko do të jetë pjesë e Cityt deri në verën e vitit 2026.

Kontrata aktuale i skadon ukrainasit në vitin 2024. Këtë sezon, 25-vjeçari ka dy asistime në 12 paraqitje për Cityn, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016.

Artikuj të ngjashëm