Biznesmeni finlandez, Thomas Zilliacus, ka thënë se ka bërë ofertë zyrtare për ta blerë Manchester Unitedin.
Zilliacus ka thënë se dëshiron ta blejë gjysmën e klubit, ndërsa pjesa tjetër të blihet nga tifozët.
Të enjten, Sir Jim Ratcliffe ka bërë ofertën e dytë për ta blerë klubin, pasi afati i fundit është zgjatur edhe pas të mërkurës.
Palët e interesuara kishin kohë deri në orën 22:00 të mërkurën t’i paraqitnin ofertat e tyre, ndërsa më vonë afati i blerjes së klubit ishte zgjatur edhe më tej.
Ratcliffe dhe Sheikh Jassim nga Katari ishin të vetmit që publikisht kanë deklaruar ofertat e tyre, para se Zilliacus të deklarohej për një gjë të tillë.
“Çdo klub sportiv duhet t’i takojë edhe tifozëve të atij klubi. Oferta ime është e ndërtuar mbi bazën e barazisë me tifozët. Zhvillimi aktual, ku miliarderët sheikë dhe oligarkët marrin klubet e tyre dhe i kontrollojnë si kënde të tyre personale të lojërave, nuk është trend i shëndetshëm. Vlera momentale e klubit është më pak se 3.9 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se çdo tifoz që dëshiron të bashkohet në blerjen e klubit, do të duhej të kontribuonte me më pak se 6 dollarë. Grupi im do ta financojë gjysmën e nevojshme për blerjen e klubit dhe do të kërkonte nga tifozët nëpërmjet një kompanie që do të angazhohej për këtë qëllim, të merrte pjesë në blerjen e gjysmës tjetër. Nëse çdo tifoz do të bashkohej, kjo do të thotë se do t’u kushtonte më pak se 3 dollarë secilit”, ka thënë Zilliacus të enjten, shkruan “BBC”.
Edhe
Jassim i bashkohet Ratcliffet për blerjen e Unitedit
Është mësuar po ashtu se edhe kompania amerikane Elliott ka bërë ofertë për blerjen e shumicës së aksioneve.
Zilliacus më parë ka qenë i përfshirë te HJK Helsinki dhe te kampioni i hokejit në akull, Jokerit, në Finlandë.
Është themelues dhe pronar i rrjetit të ri social “novaM Group”.