Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Familja Glazer vendos çmimin e Manchester Unitedit

Klubi i Manchester Unitedit mund të shitet vetëm nëse në drejtim të familjes Glazers vjen çmimi prej 10 miliardë funteve, ka raportuar të enjten mediumi “The Times”.

Por më herët gjatë kësaj jave, Sir Jim Ratcliffe, ka bërë të ditur se pronarët e Unitedit nuk janë të gatshëm që ta sheshin klubin.

Ratcliffe, pronari i “Ineos” dhe tifoz i Unitedit, publikisht ka folur për interesimin që e kishte shfaqur në blerjen e klubit të Premier Leagues.

“Jam takuar me Joelin dhe Avramin, dhe ata janë njerëzit më të mirë”, ka thënë fillimisht Ratcliffe për “Financial Times”. “Ata janë zotërinj dhe kanë thënë se nuk duan ta sheshin Unitedin. Janë gjashtë fëmijët e një prindi së bashku në klub dhe nuk duan që ta sheshin klubin”.

Artikuj të ngjashëm