Zinedine Zidane u kthye për të shpëtuar Real Madridin dhe koha ka ardhur që të vijnë edhe rezultatet.
Në një konferencë për media të stërmbushur me gazetarë në "Santiago Bernabeu" në mars, presidenti i klubit Florentio Perez kishte bërë prezantimin e madh, përcjell Koha Ditore shkrimin e AFP-së.
"Ne duhet të nisim të punojmë për një epokë të re të lavdishme. Për këtë arsye e mirëpresim rikthimin e Zinedine Zidanet", tha Perez.
Disa kanë mundur të presin një rikthim të shpejt, por asnjëri nuk fajësoi trajnerin kur performancat nisën të bien dhe dallimi me Barcelonën nisi të thellohej, e jo të zvogëlohej.
Zidane mori skuadrën kur ajo nuk ishte më në asnjë garë për titull dhe mori një skuadër që e dinte se ka nevojë për reforma. Ai e dinte pasi ishte larguar nëntë muaj më herët.
Nuk kishte një rregullim të shpejtë. Në 11 ndeshjet e tij në fund të stinorit të kaluar, Real Madridi fitoi vetëm pesë. Premtimi i vetëm për përparimin ishin fjalët që Zidane vazhdonte t'i thoshte.
"Gjërat sigurisht se do të ndryshojnë", tha trajneri francez në shumë raste.
Zidane e mohonte, por ndeshjet shiheshin si prova, çdo përbërje jepte sinjale se cili do të mbijetonte në verë e cili jo....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)