Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: Po largohem pasi Reali më nuk ka besim në mua

Zinedine Zidane

Trajneri francez Zinedine Zidane ka shkruar një letër të hapur për tifozët, duke shpjeguar arsyet prapa largimit nga Real Madridi.

Zidane ka akuzuar presidentin e Realit, Florentino Perez, për mungesë respekti.

“Unë po largohem pasi ndjej se më klubi nuk ka besimin në mua, gjë që më nevojitet”, ka shkruar Zidane në letër.

Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar letrën e hapur të Zidanet drejtuar tifozëve.

“Unë e kuptoj futbollin dhe di për kërkesat e një klubi si Real Madridi. E di se kur nuk fiton, atëherë duhet të largohesh. Por, me këtë është harruar një gjë shumë e rëndësishme, çdo gjë që kam ndërtuar dita e ditës është harruar, ajo që kam sjellë në marrëdhëniet e mia me lojtarët, me 150 persona që punojnë me dhe rreth skuadrës. Unë jam një fitues i lindur dhe jam këtu për të fituar trofe, por më me rëndësi se kjo janë njerëzit, ndjenjat e tyre, vet jeta dhe më duket se këto gjëra nuk janë marrë në konsideratë”, ka shkruar Zidane.