Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Real Madridi e ka mbyllur edicionin garues të La Liga-s 2020/21 duke përfunduar në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali i qytetit Atletico Madridi që edhe u shpall kampione në xhiron e fundit.

Tash e disa jave është duke u folur se trajneri Zinedine Zidane do të largohet nga klubi por një vendim i tillë ende nuk është marrë sipas trajnerit.

Menjëherë pas ndeshjes ndaj Villarealit të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1, duke folur për të ardhmen e tij, Zidane tha: "Nuk do ta vendosë të ardhmen time menjëherë, do të flas me klubin në ditët e ardhshme dhe do ta shohim".

Real Madridi është në pritje të vendimit të tij përfundimtar. Në rast se Zizou largohet, Massimiliano Allegri do të jetë favoriti për ta zëvendësuar atë.