Massimiliano Allegri është favorit për ta marrë drejtimin e Real Madridit për edicionin e ardhshëm, duke e zëvendësuar Zinedine Zidanen, raporton “Goal.com”.
Real Madridi nuk ka vendosur ta shkarkojë Zidanen, por trajneri francez po pritet të largohet vet, pas dështimit që ta fitojë La Ligan dhe eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.
Allegri po shihet si zëvendësues i mundshëm i Zidanet dhe raportohet se është kontaktuar tashmë nga krerët e klubit madrilen. Legjenda e Realit, Raul Gonzalez, po ashtu shihet si kandidat në rast se nuk arrihet marrëveshje me Allegrin.