Zinedine Zidane do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij në Real Madrid brenda javës, raportoi të hënën gazeta e njohur spanjolle “Marca”.
Francezi, që ka edhe një vit kontratë, do të vendos brenda shtatë ditëve ta ardhshme, nëse do të mbetet apo jo, pasi e ka mbyllur një sezon pa trofe.
Zidane ka lënë të kuptohet për largimin e tij duke u thënë gazetarëve se ka momente kur duhet të qëndrosh dhe kur duhet të shkosh.
Artikuj të ngjashëm