Zinedine Zidane është zyrtarisht është në udhëkryq në karrierën e tij, me njërën rrugë që dërgon në krye të Përfaqësueses së Francës dhe tjetrën te Juventusi.
Zidane është i papunë prej vitit 2021 kur u largua nga Real Madridi dhe ka qenë në pritje të ofertave për t’iu kthyer punës.
Ai ka kohë që po konsiderohet si pasardhës i Didier Deschampsit te Franca, ndërsa është kontaktuar edhe nga Juventusi për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin në fund të këtij sezoni.
Deschamps arriti me Francën deri në finale të Kupës së Botës “Katari 2022”, ndërsa ende nuk ka shprehur gatishmërinë për ta vazhduar kontratën që i skadon në fund të këtij viti.