Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane dëshiron t’i kthehet punës së trajnerit

Zinedin Zidane

Trajneri francez, Zinedine Zidane, është i hapur të marrë drejtimin e ndonjë skuadre.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se Zidane do t’i shohë të gjitha ofertat dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.

Për ish-trajnerin e Real Madridit interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini.

Madje, së fundi edhe skuadra arabe, Al Sadd, e ka kërkuar 49-vjeçarin, që thuhet se ka refuzuar një mundësi të tillë.

Zidane është i papunë që nga viti 2021, kur u largua nga Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm