Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane, i hapur të punojë në Itali

PSG-ja rikthen interesimin për Zidane

Trajneri francez, Zinedine Zidane, është i hapur të punojë në ndonjë skuadër në Itali. Në një intervistë për “Sky”, Zidane ka thënë se pret që në një të ardhme të drejtojë një skuadër italiane.

“Çdo gjë mund të ndodhë. Tani po bëj gjëra të tjera, le të shohim”, ka thënë Zidane.

Më herët është raportuar se për 51-vjeçarin interesim ka shprehur Bayerni. Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër prej vitit 2021.

Ai ka drejtuar me shumë sukses skuadrën e Real Madridit, me të cilën ka fituar trofe të rëndësishëm.

Artikuj të ngjashëm