Skuadra e Bayern Munchenit është e interesuar që francezin, Zinedine Zidane ta ketë trajner për edicionin e ardhshëm në Bundesligë, shkruan të hënën “Marca”.
Thomas Tuchel ka njoftuar se do të largohet në verën e këtij viti nga posti i trajnerit te gjiganti gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBayerni me Tuchelin këtë edicion nuk ka pasur paraqitje të mira. Skuadra u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, humbi titullin e kampionit, ndërsa në garë është vetëm në Champions League.
Të mërkurën do të përballen në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Arsenalit në stadiumin “Allianz Arena”, nga ora 21:00.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2:2.
Zidane u largua nga Real Madridi në qershor të vitit 2021, dhe që atëherë francezi nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër.
Për 51-vjeçarin më herët kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Juventusi dhe Paris Saint-Germani.