Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ka nisur bisedimet me Alonson

Xabi Alonso

Xabi Alonso

Xabi Alonso është kandidat i preferuar për të zëvendësuar Thomas Tuchelin si trajner i Bayernit në verë. Sipas informacioneve të Sky Sports Germany, bisedat fillestare tashmë janë zhvilluar. Sipas mediumit të fuqishëm, ka sinjale pozitive.

Alonso po e udhëheq Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit. Leverkuseni po i jep fund dominimit të Bayernit në Bundesligë, por mund të mbetet pa arkitektin e suksesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri aktual i Bayernit, Thomas Tuchel tashmë ka njoftuar se do të largohet në fund të edicionit.

Alonso ka kontratë me Leverkusenin dhe angazhimi i tij mund t’i kushtojë Bayernit prej 15 deri në 25 milionë euro, varësisht se sa i suksesshëm është Bayer Leverkuseni.

Alonso në fakt nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet Bayernit, por sipas Sky, një lëvizje është e mundshme.