Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, i ka thënë klubit se do të largohet në fund të edicionit.
Kështu ka njoftuar mediumi Sky i Gjermanisë të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit, kur Carlo Ancelotti të largohet nga “Bernabeu” në fund të edicionit.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Real Madridit e udhëhoqi Leverkusenin drejt titullit historik në Bundesligë pa asnjë humbje. Me Leverkusenin, tekniku spanjoll e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë. Në ndeshjen ndaj Kaiserslauternit në finale të Kupës gjermane, golin e fitores e kishte realizuar Granit Xhaka.