Zinedine Zidane mund të bëhet trajner i Bayern Muenchenit nga edicioni i ardhshëm, ka raportuar gazeta gjermane “Sport”. Zidane shihet si zëvendësues i Thomas Tuchelit, i cili do të largohet nga gjiganti gjerman në fund të edicionit aktual.
Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër prej vitit 2021. Ai ka drejtuar me shumë sukses skuadrën e Real Madridit, skuadër me të cilën ka fituar trofe të rëndësishëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas francezit raportohet se Bayerni do të bisedojë edhe me trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili po ashtu ka njoftuar largimin në fund të edicionit aktual nga Liverpooli.
Në listë është edhe trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso. Por Zidane shihet favorit për ta drejtuar Bayernin në edicionin e ardhshëm.