Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhalgirisi, nëntë herë kampion e 13 herë fitues i Kupës

FK Zhalgiris Vilnius, kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Kampionëve, është ekipi më i suksesshëm në Lituani, me më së shumti tituj të fituar dhe Kupa të Lituanisë.

Kjo skuadër është themeluar në vitin 1947.

Nëntë herë është shpallur kampion i Lituanisë. Titullin e parë e fitoi në vitin 1991, ndërsa të fundit vitin e kaluar.

Ndërkohë, është edhe 13 herë fitues i Kupës, nga viti 1991 e deri në vitin 2021.

Në edicionin e kaluar i fitoi të dy trofetë.

Edhe Zhalgirisi synon rezultat pozitiv në Prishtinë Sport Zhalgirisi synon rezultat pozitiv në Prishtinë

Sa i përket Championsit, sezonin e kaluar u eliminua në rundin e dytë kualifikues nga Ferencvaroshi i Hungarisë. Në rundin e parë eliminoi Linfieldin e Irlandës së Veriut. Më pas, në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës u mposht nga Bodo/Glimti i Norvegjisë.

Suksesin më të madh në Evropë, Zhalgirisi e ka deri në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Në gara evropiane, skuadra lituane ka 85 paraqitje në total. Ka statistika prej 26 fitoreve, 16 barazimeve e 43 humbjeve.

Futbollisti më i mirë i skuadrës në edicionin që shkoi ishte francezi Hugo Videmont, me 17 gola të shënuar e 14 asistime. Videmont tani është pjesë e Aktobes së Kazakistanit.

Zhalgirisi është duke e zhvilluar kampionatin në Lituani, aktualisht. Është në pozitën e parë me 32 pikë. Ka 31 gola të shënuar e 10 të pranuar.

Edhe Zhalgirisi mbërrin në Prishtinë me synimin për t’u kthyer me fitore Sport Zhalgirisi mbërrin në Prishtinë me synimin për t’u kthyer me fitore

Mesfushorët Francis Kyeremeh dhe Mantas Kuklys janë golashënuesit më të mirë aktualisht me nga katër gola të shënuar.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zhalgirisit luhet më 5 korrik në Prishtinë.