Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Struga merr rezultat pozitiv në Lituani

Struga ka debutuar me sukses në Ligën e Kampionëve. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut të martën mbrëma luajti në Vilnius të Lituanisë me Zhalgirisin. Ndeshja përfundoi pa gola.
Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Barazimi pa gola vlerësohet rezultat i favorshëm marrë për bazë që ndeshja e kthimit zhvillohet në Maqedoni të Veriut. Ndeshja e kthimit luhet më 18 korrik në Ohër.
Struga është kampione e Maqedonisë së Veriut. Edhe titullin e ka fituar për herë të parë, ndërsa rritjen e ka vazhduar me debutim pozitiv në Champions.
Tetë prej startuesve te Struga ishin shqiptarë. Trajner i Strugës është Shpëtim Duro, ndërsa edhe shumica e rezervistëve ishin shqiptarë.
Në bazë të statistikave, Zhalgirisi ka dominuar në fushë. Ka krijuar gjithsej 12 raste, derisa Struga i kishte katër. Goditje në kornizë të portës, Struga i kishte dy e Zhalgirisi katër. Përparësi e Zhalgirisit është që gjendet në mes të kampionatit në Lituani. Kampionati lituanez zhvillohet gjatë tërë vitit. 
Ndërkohë Struga e ka luajtur ndeshjen e parë të edicionit të ri. Ishte rival i barabartë me Zhalgirisin dhe tani ka gjasa të mira për të avancuar në raundin e dytë kualifikues.