Mesfushori i Strugës, Besmir Bojku, e ka vlerësuar real barazimin me Zhalgirisin.
Të martën në Lituani, Zhalgirisi e Struga luajtën pa gola. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Bojku ka kompletuar ndeshjen në mesfushë, ndërsa ishte një prej më të mirëve. Struga për herë të parë po paraqitet në Champions.
“Mendoj se rezultati ishte real. Kishim shanset tona për fitore. Por edhe kundërshtari kishte mundësitë e veta. Çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Ende mendoj se shanset për kalim tutje në Champions janë 50 me 50. Si ndeshje e parë në Champions, mendoj se ishte pozitive”, ka thënë Bojku për KOHËN.