Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon gol për fitoren e Baselit

Sulmuesi Andi Zeqiri po vazhdon me formë të mirë te Baseli. Ai të enjten mbrëma shënoi golin e vetëm për Baselin që fitoi 1:0 në udhëtim te Zhalgiris Vilnius.

Ndeshja i takoi grupit H të Ligës së Konferencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeqiri dhe kapiteni Taulant Xhaka startuan te Baseli në Lituani. Zeqiri u zëvendësua në minutën e 73-të, ndërsa Xhaka në minutën e 85-të.

Për Baselin është fitorja e dytë. Me gjashtë pikë udhëheq në grupin H.