Sport

Zeqiri shënon gol në fitoren e Baselit

Sulmuesi Andi Zeqiri ka shënuar gol në fitoren e Baselit në udhëtim te Sioni 2:1, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Zvicrës.

Për Zeqirin ishte goli i tetë i kampionatit. Reprezentuesi i Zvicrës ka edhe dy asistime.

Lexo edheZeqiri nuk pritet të mbetet te Baseli

Zeqiri luajti deri në minutën e 87-të. Kapiteni Taulant Xhaka e kompletoi ndeshjen. Kevin Halabaku ishte në bankën rezervë te vendësit.

Baseli në 30 ndeshje të luajtura zë pozitën e gjashtë me 39 pikë. Sioni ka 30 pikë në po aq ndeshje të luajtura, dhe pozicionohet në vendin e parafundit.