Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon gol në barazimin e Baselit

Andi Zeqiri ka shënuar gol për Baselin që luajti 2:2 me Servetten, të dielën. Ndeshja i takoi xhiros së 21-të të elitës zvicerane.

Zeqiri shënoi për 2:1 në minutën e 61-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të kur la vendin në fushë për Taulant Xhakën. Servette golin e barazimit e shënoi në minutën e 96-të nga penalltia.

Baseli është i gjashti me 26 pikë. Servette është e dyta me 33 pikë.

Ndërkohë Zuerichu ka fituar derbin e madh ndaj Grasshopperit, 2:1. Lindrit Kamberi e Fidan Aliti luajtën në mbrojtje te Zuerichu, ndërsa Bledian Krasniqi në mesin e fushës. U aktivizua edhe Blerim Xhemaili derisa në stol qëndroi Mirlind Kryeziu.

Amir Abrashi startoi te Grasshopperi. Luajtën edhe Shkëlqim Demhasaj e Meritan Shabani.

Zuerichu është ngritur në vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Grasshopperi është i shtati me 24 pikë.