Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon gol në fitoren e Baselit

Andi Zeqiri ka shënuar gol në fitoren e thellë të Baselit. Baseli të dielën mbrëma fitoi 5:1 ndaj Grasshopperit, në kuadër të xhiros së tetë të elitës zvicerane. Në golin e fundit të Baselit asistoi Taulant Xhaka.

Zeqiri e Xhaka startuan te Baseli, ndërsa te Grasshopperi startoi Amir Abrashi.

Baseli është i shtati me nëntë pikë nga shtatë ndeshje. Grasshopperi është i pesti me 12 pikë nga tetë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm