Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri shënon gol në fitoren e Baselit

Sulmuesi Andi Zeqiri ka kontribuuar me gol në fitoren e thellë të Baselit. Të dielën, Baseli fitoi 4:1 në udhëtim te Winterthuri. Zeqiri hyri në lojë në minutën e 71-të, ndërsa realizoi golin e katërt në minutën e 83-të. Taulant Xhaka luajti deri në minutën e 89-të për Baselin.

Samir Ramizi startoi te Winterthuri. Ndeshja i ka takuar xhiros së 31-të të Superligës së Zvicrës.

Baseli është i pesti me 42 pikë, ndërsa Winterthuri i fundit me 29. Zeqiri ka nëntë gola e dy asistime në 25 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm