Andi Zeqiri ka shënuar një gol në disfatën e thellë që skuadra e tij Baseli e pësoi të dielën në udhëtim te St. Galleni, 6:1.
Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 33-të të elitës së futbollit helvetik.
Zeqiri shënoi në minutën e 55-të, por goli i tij nuk pati peshë të madhe pasi ai vetëm e ngushtoi epërsinë në 4:1.
Për Zeqirin ishte goli i 10-të i këtij edicioni në Superligën e Zvicrës, ndërsa ka edhe dy asistime.
Zeqiri e kompletoi ndeshjen te mysafirët. Leon Avdullahu dhe Erdin Ismaili ishin në bankën rezervë.
Baseli ka 42 pikë në pozitën e gjashtë, kurse St. Galleni ka dy pikë më pak në pozitën e shtatë.