Andi Zeqiri e ka shpëtuar Baselin nga humbja. Zeqiri shënoi golin e tretë për ekipin zviceran në barazimin 3:3 ndaj Slovan Bratislavës si mysafir. Ndeshja i takoi Grupit H të Ligës së Konferencës. Zeqiri hyri në lojë në minutën e 64-t dhe ia doli të shënoi pas tetë minutash.
Taulant Xhaka ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 64-t.
Darian Males nga penalltia (29’) dhe Andy Diouf (65’) realizuan dy golat tjetër për ekipin zviceran. Baseli ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura.
Artikuj të ngjashëm